Gostivari fiton miqësoren ndaj Bellasicës në Strumicë (VIDEO)

Gostivari, që tashmë disa ditë po zhvillon fazën e parë të përgatitjeve në Strumicë, sot zhvilloi miqësoren e parë në prag të stinorit pranveror, kundër skuadrës së Bellasicës.

Duke pasur se ishte kjo vetëm ndeshja e parë, pas pushimit dimëror, tek futbollistët vërehej një ngërç, ndërsa sa i përket fituesit, në fund ishte skuadra e Gostivarit, ajo që triumfoi me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, me marrëveshje mes palëve zgjati 80 minuta, nga 40 minuta secila pjesë, ndërsa golin e fitores skuadra e Gostivarit e realizoi pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë.


Goli erdhi pas një super aksioni me shumë kombinime, me sulmuesin shkupjan, Rejan Abazi, i cili e finalizoi me gol.

Gostivari sërish sulmonte, edhe në vazhdim të ndeshjes, mirëpo goli mungoi, ashtu që në fund rezultati mbeti i pandryshuar. Të dy trajnerët shfrytëzuan në maksimum lojtarët që i kishin në disponim për këtë ndeshje, që ishte e para në vazhdën e kontrollueseve për të dyja skuadrat.

Gostivari fazën e dytë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë, ku gjithashtu do të zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese, me kundërshtarë edhe më të fortë. (infOSport.mk)

Leave a Reply