Edhe një tjetër futbollist shqiptar braktis Shqipërinë për Kosovën (FOTO)

Lirim Kastrati është futbollisti i rradhës shqiptarë që ka vendosur të braktis kombëtaren e Shqipërisë dhe ti bashkohet Kosovës.

Bëhet fjalë për një futbollist vetëm 18-vjeçar, i cili deri tani ka qenë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë, ndërsa tani ka vendosur të përfaqësojë vendin e tij, Kosovën.

Kastrati është me origjinë nga Malisheva, ndërsa aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së dytë të Romës, që njihen ndryshe si “Primavera”.

Ai shpesh herë stërvitet me ekipin e parë të “romakëve” edhe atë me urdhër nga ana e trajnerit, Luçiano Spalletti.

Ndryshe 18-vjeçari luan në rolin e qendër mbrojtësit dhe mbrojtësit të djathtë, ndërsa në foton më poshtë shihet se si ai stërvitet me dy ikonat e Romës, Françesko Totin dhe Daniele De Rosin.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply