Voska Sport pak çaste më parë prezantoi mesfushorin boshnjak, Petar Bojo, për të cilin “infOSport.mk”, ju kishte informuar që gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra shqiptare nga Ohri ka arritur marrëveshje edhe me qendër mbrojtësin Antonio Ilieski, i cili së fundmi ishte pjesë e futbollit shqiptarë.
Ai te Voska Sport vjen si futbollistë i lirë, pas aventurës 6 mujore që pati te Flamurtari i Vlorës, ndërkohë për një vit të plotë mbronte edhe ngjyrat e skuadrës së Kukësit në Superligën shqiptare.
Ai te Kukësi ishte transferuar verën e vitit 2022 nga rradhët e Renovës, ndërsa në futbollin vendor, i njëjti kishte luajtur edhe me Gostivarin, Euromilkun, Makedonija Gj.P, Tikveshin dhe Korabin. (infOSport.mk)