Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, boshnjaku Bojo prezantohet te Voska Sport

Voska Sport gjatë ditës së sotme ka kompletuar transferimin e boshnjakut, Petar Bojo. I njëjti kontratën e parë profesionale jashtë vendlindjes së tij e firmosi me skuadrën nga Ohri, duke vënë të zezën mbi të bardhë në praninë e presidentit të Voska Sport, Nefi Useini.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” bëri të ditur që gjatë ditës së djeshme, ndërsa ky lajm u konfirmua edhe nga ana e klubit shqiptarë nga Ohri, përmes faqes së tyre zyrtare, ku ndër të tjerash shkruajnë:

Mirë se vini në familjen “bardheblu”, Petar Bojo

Përforcimi i parë në prag të stinorit pranveror na vjen nga Bosnje e Hercegovina, dhe ai është Petar Bojo. Mesfushori me përvojë të madhe në elitën e futbollit boshnjak, firmosi kontratën në praninë e presidentit, Nefi Useini.

Bojo te skuadra jonë vjen me një bagazh të madh, duke numëruar plotë 143 ndeshje, 18 gola dhe 8 asistime në elitën e futbollit boshnjak, aty ku në sezonin 2021/22 ishte shpallur edhe kampion me ekipin e Zrinjski Mostar.

Skuadra e tij e fundit ishte Igman Konjic, ndërsa gjatë karrierës së tij, i njëjti kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Zheljezniçarit, Mladost Kakanj dhe NK Vitez.

Ndryshe karrierën e tij si i ri e kishte nisur te Shiroki Brijeg, ndërsa si 19-vjeçar kishte provuar veten edhe në futbollin çek, me skuadrën e Jihlava.

 

Leave a Reply