Shkëndija e Haraçinës me Erkan Murselin si kryetrajner do të kërkojë Ligën e Dytë

Erkan Murseli edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i Shkëndijës së Haraçinës, me të cilën skuadër në pjesën pranverore në Ligën e Tretë Veri, do të tentojë të bëjë më të mirën dhe të sigurojnë një vend për në Ligën e Dytë unike.

Kujtojmë, Murseli për 10 vite të plota kishte punuar në Akademinë e FC Shkupit, ku kishte fituar edhe disa trofe, ndërsa do të jetë kjo hera e parë, që i njëjti do të drejtojë edhe një skuadër seniorësh.

Murseli te Shkëndija e Haraçinës në postin e trajnerit do të zëvendësojë Nijazi Bajramin, i cili pjesën e parë të sezonit aktual në Ligën e Tretë Veri e mbylli në pozitën e dytë me 33 pikë, vetëm një më pak se Kumanova e vendit të parë.

Pikërisht takimi kundër Kumanovës që do të zhvillohet në Shkup, më konkretisht në lagjen e Hasanbegut, do të mund të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të siguronte një vend për në ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave do të siguronin më pas edhe inkuadrimin në Ligën e Dytë, aty ku Shkëndija e Haraçinës viteve të 90-ta luante një rol shumë të rëndësishëm, mirëpo që asnjëherë nuk e shijoi Ligën e Parë, kjo edhe për shkak rrethanve të asaj kohe. (infOSport.mk)

Leave a Reply