Mediat spanjolle njoftojnë për rikthimin e Vedat Muriqit në fushat e futbollit!

Vedat Muriqi është jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit të tij me përfaqësuesen e Kosovës, derisa mediat spanjolle së fundmi kanë njoftuar edhe rreth rikthimit të tij në fushat e blerta.

Muriqi tashmë plotë 7 javë është larg fushave të futbollit, për shkak të lëndimit të pulpës, ndërsa edhe pse mendohej se i njëjti do të rikthehet në fillim të janarit, rikthimi i tij, pritet të ndodhë vetëm gjatë muajit të ardhshëm.

29-vjeçari, pritet të nisë stërvitjet individuale në fund të janarit dhe t’i bashkohet  skuadrës së Majrokës vetëm në muajin shkurt.

Kujtojmë, Muriqi këtë edicion me fanellën e Majorkës ka luajtur 12 ndeshje, duke kontribuar me 4 gola dhe 2 asistime.

 

Leave a Reply