Limani i Shkëndijës shumë shpejtë bëhet me skuadër të re! Prezantohet te Prishtina

Ardian Limani shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, ku do të vazhdojë karrierën futbollistike. Futbollisti gjilanas, i cili disa ditë më parë shkëputi kontratën me Shkëndijën e Tetovës, gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra shumë herë kampione e Kosovës, FC Prishtina, njofton “infOSport.mk”.

Kështu, Limani rikthehet në futbollin kosovar vetëm pas 6 muajve aventurë në elitën e futbollit të Maqedonisë, aty ku me Shkëndijën zhvilloi 18 paraqitje, duke qenë një ndër futbollistët më standard të pjesës së parë të sezonit 2023/24.

Për 30-vjeçarin Limani, Prishtina do të jetë klubi i tretë nga Kosova, pas Dritës dhe Feronikelit, me të cilat skuadra ishte shpallur kampion i Kosovës.

Dy herë një gjë të tillë kishte bërë me skuadrën nga Gjilani, derisa njëherë ishte shpallur kampion edhe me skuadrën nga Drenasi. (infOSprt.mk)

Leave a Reply