Super lajm për tifozët e Interit, Martinez nënshkruan kontratë afatgjate me “zikaltërit”

Drejtuesit e Interit po bëjnë një punë shumë të mirë, teksa pas rinovimeve të kontratave të Dimarkos, Darmian dhe Mkhitarjan, ata thuhet se kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe me yllin argjentinas, Lautaro Martinez.

“Gazzetta dello Sport” raporton se çdo gjë ka përfunduar dhe se pritet vetëm zyrtarizimi, gjë që do të vijë në gjysmën e parë të janarit.

Argjentinasi do të firmosë një kontratë për katër 4 e gjysmë, duke treguar kështu besnikëri ndaj klubit të Interit.

Martinez te Interi erdhi verën e vitit 2018-të nga rradhët e Racing Klub. Ai me golat e tij shumë shpejtë morri zemrat e tifozëve ‘zikaltër’, të cilët tek argjentinasi shohin liderin e tyre të ri, drejt titullit të rradhës kampion.

Martinez edicionin aktual me fanellën e Interit në 16 ndeshje ka realizuar 15 gola dhe 4 asistime, derisa 2 gola të tjerë ka shënuar edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, me fanellën e Interit, Martinez numëron gjithsej 261 ndeshje dhe 119 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply