Pas zërave që qarkulluan në mediat turke lidhur me transferimin e belgut Maruan Fellaini në rradhët e Galatasarajit, ka reaguar edhe trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo.
“Maruan?! Harrojeni! Ai është shumë i rëndësishëm për mua. Për Galatasarajin më lehtë do ishte që të më merrnin mua, se atë” – tha Murinjo në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Valerenga, ndaj së cilës skuadër, “Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultatin 3:0.
Ishte pikërisht Fellaini, ai i cili realizoi njërin nga golat e këtij takimi, ku shënuan edhe Lukaku dhe McTominay.