Myrto Uzuni e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2024. Reprezentuesi i Shqipërisë ka shënuar golin e parr për Granadan në fitoren 2:0 ndaj Kadiz, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Uzuni golin e epërsisë për skuadrën e tij e realizoi në minutën e 22-të, kur shfrytëzoi pasimin e Lukas Boje, ndërsa rezultatin final, Granada 2, Kadiz 0, e vendosi Brajan Zaragoza në minutën e 70-të.
Për Uzunin ishte ky goli i 6-të këtë edicion në La Liga, ndërsa vetëm fitorja e dytë për Granadan, skuadër kjo që vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, me vetëm 11 pikë. (infOSport.mk)