Interi ka arritur të bëjë zyrtar transferimin e parë në merkaton e janarit, duke sjellë në rradhët e veta anësorin kanadez, Tejxhën Bjukanën.
Ai te skuadra nga Milano vjen nga rradhët e skuadrës së njohur belge të Klub Bryzh, edhe atë për 7 milionë euro, ndërsa i njëjti pritet të prezantohet në ditët në vijim në ambientet e klubit zikaltër.
24-vjeçari pritet të jetë opsion për Denzel Dumfris, pasi Huan Kuadrado nuk jep më garanci pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar këtë sezon.