Futbolli vendor, afati kalimtar i dimrit nis me 15 janar

Skuadrat e Ligës së Parë dhe të Dytë aktualisht janë në pushim, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për drejtuesit e tyre, që më herët se sa nis edhe zyrtarisht merkatoja, kanë nisur të bëjnë transferimet e para.

Ndryshe, afati kalimtarë i dimrit në futbollin tonë vendor do të nis me 15 janar, dhe i njëjti do të zgjasë deri me datë 11 shkurt.

Në këtë periudhë kohore të gjitha skuadrat e Ligës së Parë dhe të Dytë do të kenë mundësinë ti regjistrojnë emrat e futbollistëve të rinj, përmes të cilëve do të kërkojnë që në pjesën pranverore të arrijnë objektivat e tyre.

Deri më tani kanë ndodhur disa largime lojtarësh, por edhe trajnerësh në mesin e skuadrave nga elita, por edhe afrime të reja, ndërsa mbetet të shihet se cila prej skuadrave do të jetë më aktive në këtë merkato.

Do jenë skuadrat nga kreu, apo ato nga fundi i tabelës, që do të kërkojnë të sigurojnë mbijetesën falë transferimeve të qëlluara, që pritet ti bëjnë.

Stinori pranveror 2023/24 në Ligën e Parë Futbollistike starton me 18 shkurt të vitit 2024, ndërsa një ditë më parë do të startojë edhe Liga e Dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply