Edhe një tjetër largim nga Voska Sport!

Pas Bujar Hajdarit, ndodh edhe një largim tjetër nga rradhët e Voska Sport. Burime të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri kanë ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin nigerian, Sikiru Olatunbosun.

Ky i fundit te Voska Sport erdhi verën e këtij viti si agjent i lirë, mirëpo nuk arriti që të bind trajnerin Radoviç. Olatunbosun u paraqit në 15 ndeshje, duke realizuar dy gola me fanellën e Voska Sport, një prej të cilëve në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit, kur edhe i siguroi fitoren, tashmë ish skuadrës së tij.

Olatunbosun gjatë karrierës së tij, përveç se kishte luajtur në vendlindjen e tij në Nigeri, ai kishte bërë karrierë edhe në Egjipt dhe në Turqi, aty ku kishte veshur fanellën e TuzlaSpor. (infOSport.mk)

Leave a Reply