Ish sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, tashmë edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Inter Majami, njoftuan nga tabori i skuadrës amerikane përmes faqes së tyre zyrtare.
Në Florida, Suarez do të bashkohet me me shokun e tij të ngushtë dhe ish bashkëlojtarë te Barcelona, Lionel Messi.
Oficial: Bienvenido a casa, @LuisSuarez9🏠
We have signed Uruguayan striker Luis Suárez to a contract running through the 2024 Major League Soccer season!
Details: https://t.co/SlaFVn0XM0 pic.twitter.com/1mLJs0a78i
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) December 22, 2023
Sulmuesi uruguaian me ekipin e njohur amerikan, ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër, teksa ditëve në vijim pritet që kjo marrëveshje edhe zyrtarisht të zyrtarizohet.
Përveç me Messin, uruguaiani te Inter Majami do të bashkohet edhe me të tjerë ish futbollistë të Barcelonës, si Serhio Buskets dhe Zhordi Alba.
Vetë Suarez që në fillim të këtij muaji kishte pranuar se ka folur me Messin për transferimin e tij në SHBA. Uruguaiani ka bërë një karrierë të shkëlqyer në Europë, ku kishte veshur fanellat e skuadrave të njohura, si Ajaks, Liverpull dhe Barcelona, me të cilën skuadër kishte fituar 4 tituj kampion dhe një trofe në Ligën e Kampionëve.