Fondi i solidaritetit, UEFA i dhuron FFM-së mbi një milion euro!

UEFA ka bërë të ditur nëpërmjet një vendimi qarkullues shumat që kanë përfituar klubet e federatave anëtare të saj të cilat dalin nga të ardhurat e siguruara nga kompeticionet e klubeve, ku ata marrin pjesë, si Liga e Kampionëve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës.

Përfituese të këtyre fondeve, do të jenë klubet që nuk kanë siguruar praninë në fazën në grupe të kompeticioneve të lartëpërmendura ndërkombëtare në edicionin 2022- 2023.

Kështu, shifra që përfitojnë skuadrat e kampionatit vendor, të cilat ishin pjesë e këtij sezoni, është 1.388.000 euro.

Shipëria nga ky fond Solidariteti do të marrë pak më shum se 1 mlion e 200 mijë euro, ndërsa Kosova do të përfitojë pak më shumë se një milion euro, nga totali prej 74 milion eurove që do ndajë UEFA.

Një shifër relativisht e majme, që padyshim do të jetë një ndihmesë e madhe për klubet përfituese dhe akademitë përkatëse, pasi përbën një buxhet të rëndësishëm për funksionimin e tyre.

Dokumenti i UEFA-s bën të qartë se kriteri në parim është ai i “shpërndarjes së barabartë mes të gjitha klubeve të kategorisë më të lartë që nuk u përfshinë në fazën në grupe për edicionin 2022-2023”.

Kjo do të thotë se në teori, këtë shumë e përfitojnë të ndarë në mënyrë të barabartë 12 klubet e edicionit të kaluar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Por ekzistojnë edhe mënyra të tjera shpërndarjeje të kësaj shume edhe në kategoritë më të ulëta, nëse një Federatë e caktuar propozon një skemë të veçantë dhe më pas ajo miratohet nga UEFA.

“Këto para duhet të përdoren vetëm për aktivitetet e zhvillimit të të rinjve të klubeve apo për programet e komunitetit lokal”, shkruhet në shpjegimin e UEFA-s për destinacionet e parave që dalin nga Fondi i Solidariteti.

Pagesat e shumës u vihen në dispozicion federatave përkatëse që nga janari 2024 dhe UEFA ka bërë të ditur se “çdo federatë duhet të transferojë menjëherë shumën e plotë te klubet përkatëse, pa mbajtur apo destinuar ndonjë pjesë të këtyre parave për qëllime të tjera”. Në teori, nga këto para duhet të përfitojnë vetëm akademitë e klubeve dhe me to, nuk mund të paguhet asnjë zë tjetër në shpenzimet e klubeve.

 

Leave a Reply