Nuhiu beson fuqishëm: Shkëndija del  kampion në fund të sezonit

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, sezonin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e tretë me 35 pikë, 4 më pak se Struga Trim Lum e vendit të parë.

Megjithatë një dallim i tillë në pikë për trajnerin e skuadrës tetovare Ardian Nuhiu, nuk përbënë problem, pasi i njëjti beson fuqishëm në karakterin dhe personalitetin e futbollistëve të tij, ashtu që në fund beson se do jenë ata që do ti gëzohen titullit kampion.

“Padyshim. Besoj fuqishëm sepse e njoh karakterin edhe futbollistëve edhe personalitetin e tyre. E di se do të përmirësohemi shumë, sepse në futboll gjithmonë ka hapsirë për më mirë. Këtyre futbollistëve në momentin që u shton dy-tre përforcime cilësorë, padyshim se nuk do të jetë e lehtë sepse do të kemi përballë edhe kundërshtarë, por nuk e diskutoj aspak se do të arrijmë titullin kampion.”, ka thënë Ardian Nuhiu, i cili në 18 ndeshje me Shkëndijën këtë edicion ka regjistruar 10 fitore, 5 barazime dhe 3 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply