Me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të javës së 15-të, ku dje në program ishin dy takime, Struga Trim Lum falë fitores minimale 1:0 ndaj Voska Sport, një xhiro para fundit të stinorit vjeshtorë, arriti që të rrëmbejë pozitën e parë, aty ku edhe e kishte mbyllur edicionin e kaluar, duke dalë si kampion për herë të parë në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum tashmë pas 17 xhirove të plota, numëron 36 pikë, një më shumë se FC Shkupi, derisa në pozitën e tretë ndodhet Shkëndija e Ardian Nuhiut me 32 pikë.
Treshja e ekipeve shqiptare si duket edhe këtë edicion do të ketë fjalën kryesore, kur është në pyetje titulli kampion dhe arena ndërkombëtare.
Pas Struga Trim Lum, FC Shkupit dhe Shkëndijës, renditet Sileksi, skuadër kjo që dje mundi Vardarin në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të.
Falë kësaj fitore, skuadra nga Kratova numëron 27 pikë dhe renditet në pozitën e 5-të, duke lënë pas vetes Rabotniçkin (23), Tikveshin (22), Gostivarin (21) dhe AP Brera (20).
Pason Makedonija Gj.P në pozitën e 9-të me 18 pikë, një më shumë se Bregallnica dhe Voska Sport, derisa në pozitën e fundit me 14 pikë renditet Vardari.
Ndeshjet e javës së 18-të, që në program janë të dielën, edhe zyrtarisht do të japin emrin e kampionit vjeshtorë. (infOSport.mk)