Për shkak reshjeve të borës gjatë natës së kaluar në Kratovë dhe Strugë, Komisioni i garave pranë FFM-së ka vendosur që të shtyejë ndeshjet e parapara të javës së 15-të midis Vardarit dhe Sileksit, gjegjësisht, Struga Trim Lum dhe Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen me datë 06 dhjetor me fillim në ora 13:00.
Kështu, sot në program në kuadër të javës së 15-të do të zhvillohen vetëm 3 ndeshje. Në Çair FC Shkupi do të mirëpret Makedonija Gj.P, Rabotniçki në terrenin kryesor pranë FFM-së do të jetë nikoqir i Gostivarit, ndërkohë në Kavadar, Tikveshi do të luaj me AP Brera.
Kujtojmë, dje në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, Bregallnica dhe Shkëndija barazuan me rezultatin 2:2. (infOSport.mk)