Novak Djokoviç, “miku i ngushtë” i këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora, vazhdon me provokimet e tij ndaj Kosovës, vendi në të cilin ka lindur.
Tenisti kontrovers serb gjatë prezantimit së bashku me ekipin përfaqësues serb të tenisit në kuadër të “Davis Cup”, të enjtën u fut me këngë fashiste, adresuar Kosovës. Ishte kënga e përzgjedhur “Gëzo popull serb”, ku ndër të tjera brenda saj thuhet, “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.
Ky është një provokim tjetër i rëndë nga ana e Novak Djokoviç, për Kosovën, ndërsa për habi deri më tani nuk kemi hasur në asnjë reagim nga ndonjë figurë publike shqiptare.
Reagimet erdhën nga eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer dhe politologu malazez, Ljubomir Filipoviç.
🔴 Serbia's tennis team, led by Djokovic, was introduced at the Davis Cup with a Serbian song that calls for the annexation of Kosovo.
This song is popular among Serbian ultranationalistspic.twitter.com/cgcWKLcSaj
— kos_data (@kos_data) November 23, 2023
“Jo nuk duhet ta marrim seriozisht propagandën ultranacionaliste serbe. Po, sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore. – Apo mos është e gjitha kjo ndoshta e gabuar?” – ka shkruar Butikofer në platformën “X”, ndërkohë malazezi Filipoviç kishte shkruar: “Djokoviq vazhdon të promovojë agjendën e tij nacionaliste ruso-serbe! Davis Cup ju duhet të turpëroheni. Turp të keni. Keni shfaqur një këngë nacionaliste që bën thirrje për aneksimin serb të Malit të zi dhe Kosovës!”.
Arroganca e Novak Djokoviç erdhi në shprehje edhe gjatë takimit kundër Britanisë së Madhe të zhvilluar gjatë ditës së enjte në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të “Davis Cup”.
Tenisti serb pati një debat të ashpër me tifozët britanik, të cilët gjatë një fjalimi të Djokoviç poshtë në terren, filluan të ju biejnë daulleve dhe të fërshëllenin atë, ndërsa i njëjti ua kthejë, duke ju thënë:“Nuk do të mund të fleni sonte.”, sigurisht duke aluduar në disfatën që e pësoi ekipi i tyre përfaqësues.
Novak se svađao sa publikom pic.twitter.com/RYdht6qp3R
— sportirazonoda (@KSportski) November 23, 2023
Ndryshe ekipi përfaqësues i Serbisë në fund shënoi fitore 2:0 ndaj Britanisë së Madhe, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në ndeshjet e “play-off”, aty ku i pret përballja me ekipin përfaqësues të Italisë. (infOSport.mk)