Messi me shokë janë rikthyer në fushën e blertë, pasi të njëjtit para pak minutash iu drejtuan dhomave të xhveshjes, në shenjë proteste pas gjithë asaj që ndodhi në tribunat e stadiumit në “Marakana”, kur erdhi deri te rrahja mes tifozërive të Brazilit dhe Argjentinës, njofton “infOSport.mk”.
Deri te ky incident erdhi pas fërshëllimave të tifozëve vendas ndaj himnit të Argjentinës, gjë kjo që kishte irrituar edhe vetë Messin, i cili pa menduar shumë tërhoqi skuadrën nga fusha.
Megjithatë pas disa minutave, Messi me shokë duheshe të japin përgjigjen përfundimtare drejtuesve të COMNEBOL, të cilët kërkuan nga kapiteni argjentinas nëse do të dalë me ekipin në terren, apo jo.
Ky “ultimatum”, edhe pse nuk u pëlqeu argjentinasve, të njëjtit ishin të detyruar për ta pranuar, pasi në të kundërtën mund të humbisnin edhe ndeshjen në tavolinë, kjo pasi situate në tribuna tashmë ishte qetësuar.
Ndeshja tashmë ka nisur, dhe e njëjta nisi me shumë tension, me ndërhyrje të palejuara, por edhe një karton të verdhë vetëm pas 5 minutave lojë, për Gabriel Hesus të Brazilit. (infOSport.mk)