Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë deri 21-vjeç ka humbur minimalisht 1:0 nga Gjeorgjia në kuadër të xhiros së katërt të eliminatoreve për kualifikim në Kampiontin Europian të vitit 2025.
Gjatë 45 minutave të para pamë një lojë shumë të fortë dhe taktike nga të dyja anët, me shumë luftë dhe angazhim, mirëpo pa raste serioze për të shënuar gol.
Në vazhdim të takimit, Gjeorgjia luajti më mirë dhe me eurogolin e Mamatashvili, regjistroi fitoren e dytë në këto eliminatore.
Me 21 nëntor përfaqësuesja e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Dragi Kanatllarovski do të zhvillojë një ndeshje kontrolluese kundër kombëtares së Austrisë.
Maqedonia: Alçecski, Maksimov, Despotovski, Fetai, Ramadani, Krstevski, Ramani, Nikollov, Stankovski, Kalkan, Ilievski; |
Selektor: Drag Kanatllarovski; |