Arbitri nga Kosova, Genc Nuza, brenda 6 ditëve do referojë dy ndeshje ndërkombëtare!

Arbitrët nga Kosova vazhdojnë të kenë besim të madh nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Një nga arbitrët më të mirë në Kosovë viteve të fundit, Genc Nuza do të referojë dy ndeshje ndërkombëtare brenda 6 ditëve.

Fillimisht më 15 nëntor, Nuza së bashku me arbitrin Arbnor Bullatovci ndajnë drejtësinë në sfidën Itali U19 – Lihtenshtajn U19, ndërkohë gjashtë ditë më vonë, në të njëjtin grup Nuza e Bullatovci do të ndajnë drejtësinë në sfidën kryesore të Grupit 4 mes Italisë U19 dhe Suedisë U19.

Ky është një tjetër sukses i arbitri Genc Nuza i cili vazhdon çdo ditë e më shumë të fitoj besimin e UEFA-s falë referimit të rij të drejtë dhe pa shumë gabime.

Leave a Reply