Java e 14-të në Ligën e Parë luhet të shtunën

Ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut  do të zhvillohen të shtunën, një ditë më parë nga orari i zakonshëm, që jemi mësuar ti shohim të njëjtat, shkruan “infOSport.mk”.

Ky ndryshim vjen edhe për shkak grumbullimi të përfaqësueses futbollistike të vendit, që tashmë nëntor e presin dy super përballje, ajo kundër Italisë në Romë dhe kundër Anglisë në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo javë dhuron edhe disa ndeshje mjaft interesate, si për kreun e tabelës, ashtu edhe për pjesën e poshtme.

Sileksi-FC Shkupi, është përballja më interesante, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy skuadra ish kampione, e që aktualisht renditen në TOP4.

Struga Trim Lum serinë e rezultateve pozitive do të provojë ta vazhdojë edhe në Strumicë në përballjen ndaj AP Brera, derisa Shkëndija e vendit të tretë në Tetovë do të mirëpret Tikveshin, skuadër kjo që në mesjavë siguroi një vend për në ndeshjet gysmëfinale të Kupës.

Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, është edhe ajo midis Vardarit dhe Voska Sport, dy skuadra që rivalitetin e tyre e krijuan në garat e Ligës së Dytë, derisa po e vazhdojnë edhe në Ligën e Parë.

Gostivari shihet si favorit përballë Bregallnicës, ndërkohë Makedonija Gj.P në terren vendas do të mirëpret Rabotniçkin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 13:00, pas së cilës pason edhe një pauzë dy javore. (infOSport.mk)

LPFMV -Java 14

Sileksi 11.11 (13:00h) FC Shkupi
AP Brera 11.11 (13:00h) Struga Trim Lum
Gostivari 11.11 (13:00h) Bregallnica
Vardari 11.11 (13:00h) Voska Sport
Makedonija GJP 11.11 (13:00h) Rabotniçki
Shkëndija 11.11 (13:00h) Tikveshi

Leave a Reply