Bokseri Tyson Fury mbetet i pamposhtur në kuadër të peshave të rënda. Fury në mesnatën e sotme triumfoi ndaj Francis Ngannou, pas 10 raundeve, në sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Ish-kampioni i botës në UFC, Ngannou, i cili s’ka përvojë në boks, e bëri njē luftë fantastike dhe madje i dha “knock-doën” kundërshtarit britanik, megjithatë edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe të gjithë u befasuan me vendimin e gjyqtarëve, dy prej së cilëve i dhanë më shumë pikë “Gipsy King”, 96-93, 95-94, derisa njëri prej gjyqtarëve votoi për Ngannou 95-94.
FRANCIS NGANNOU GOT ROBBED!!! TYSON FURY LOST. ROBBERY, RIGGED.#BattleOfTheBaddest#furyvsngannou pic.twitter.com/CqWOTmU6Nf
— Barn House Sportz (@BarnHouseSportz) October 28, 2023
Tyson Fury tani ka 34 fitore dhe një barazim, teksa meçin e radhës do ta zhvillojë me kampionin tjetër botëror, Oleksandr Usyk, i cili sonte ishte i pranishëm në Riyad të Arabisë Saudite, aty ku u zhvillua meçi Fury – Ngannou.