Luixhi Di Biaxho pa dyshim se është një emër i njohur i futbollit, i cili me Italinë ishte shpallur edhe kampion Bote. Megjithatë si duket italiani ende nuk është pjekur mirë në zejën e trajnerit, aty ku dështoi në tërësi në Shqipëri, pavarësisht se morri drejtimin e një skuadre mjaft ambicioze dhe financiarisht që qëndron mirë, Dinamo Tiranën.
Kanë qenë vetë drejtuesit e klubit shqiptarë që kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me teknikun Italian, kjo për shkak rezultateve të dobëta dhe vetëm 7 pikëve të fituara në 9 xhirot e para në Superligën shqiptare.
“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Luixhi Di Biaxho. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderon trajnerin për impenjimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre muajve që drejtoi skuadrën tonë dhe shpreh mirënjohjen për nivelin e lartë të kulturës sportive.
Presidenti Bardhi investoi duke sjellë një imazh mjaft të njohur të futbollit europian, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin.
Trajnerit Di Biaxho i urojmë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme!” – thuhet në reagimin e drejtuesve të Dinamo City, skuadër kjo që shumë shpejtë pritet të emëroj një emër të ri në postin e kryetrajnerit.