Super gjest nga ana e drejtuesve të Voska Sport, të hollat nga biletat e shitura i dedikohen Lulzimit që vuan nga një sëmundje e rëndë

Sot qyteti i Ohrit do të jetë protagonist i derbit midis skuadrave shqiptare nga Liqeni, Voska Sport nga Ohri dhe Struga Trim Lum nga Struga. Kjo ndeshje i takon javës së katërt në Ligën e Parë, mirëpo e njëjta për shkak paraqitjes së skuadrës strugane në garat europiane, ishte shtyrë dhe e njëjta do të zhvillohet vetëm gjatë ditës së sotme, shkruan “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo hera e parë që skuadrat buzë liqenit do të luajnë njëra përballë tjetrës në një ndeshje zyrtare të Ligës së Parë, ndërsa ky është një paralajmërim i mirë për tribuna të stërmbushura.

Mbi të gjitha me një gjest të tillë do të ndihmohej Lulzim Demirali nga Ohri, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, pasi të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave do ti dedikohen atij.

Vërtetë një super gjest i drejtuesve të Voska Sport me në krye presidentin Nefi Useini, i cili njihet për humanitetin e tij shumë kohë më parë.

Ndryshe ndeshja midis Voska Sport dhe Struga Trim Lum që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër, do të startojë në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply