Maqedonia avanson për dy vende në renditjen më të re të FIFA-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka avansuar për dy vende në renditjen më të re të FIFA-s, njofton “infOSport.mk”. Rezultatet pozitive në ndeshjet e shtatorit në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, sollën progres për verdhekuqtë”, që për dallim nga pozita e 68-të, që ndodheshin një muaj më parë, tashmë renditen në pozitën e 66, duke lënë pas kombëtaret si Islanda, apo edhe Mali i Zi.

Këtë trend të ngritjes, përfaqësuesja e vendit mund ta vazhdojë edhe në tetor, kur do të zhvillojë edhe dy ndeshje tjera. Fillimisht me Ukrainën në kuadër të eliminatoreve për EURO 2024, dhe më pas me Azerbejxhanin në miqësore.

Sa i përket kreut të renditjes, aty nuk vërehen edhe shumë ndryshime, me Argjetinën e Lionesl Messit që udhëheq në krye, para Francës, Brazilit, Anglisë, Belgjikës, Kroacisë, Holandës, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës, kombëtare kjo që mbyll TOP10-shin.

Leave a Reply