Skuadra e Njukasëll Junajtedit që u rikthye në elitën e futbollit anglez, në rradhët e veta ka sjellë një futbollist të Borusia Dortmundit, që në pjesën më të madhe ka qenë rezervë. Bëhet fjalë për të riun spanjoll, Mikel Merino, i cili në “Sent Xhejms Park” vjen në huazim një vjeçar, me opcion blerjen e kartonit të tij.
Talenti nga Pamplona nuk arriti që të depërtojë te skuadra e parë e “milionerëve” gjatë sezonit të kaluar dhe tashmë me kënaqësi ka pranuar sfidën e re.
21-vjeçari Merino është një ish futbollist i Osasunës. Ai mund të luaj edhe si një mesfushorë difenziv si dhe qendërmbrojtës. Ndryshe spanjolli është emri i 5-të i ri në rradhët e skuadrës së Njukasëll Junajted që drejtohet nga Rafael Benitez.