Skuadra nga elita e futbollit italian janë vënë pas Arbër Zenelit, kjo falë paraqitjeve mjaft të mira që mesfushori me tipare ofensive ka bërë në Holandë me Herenvenin.
Së bashku me Sam Larson, janë dy nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra e Herenvenit, ndërsa në adresë të futbollistit shqiptarë nuk kanë munguar edhe ofertat, që janë të shumta, si nga brenda Holandës, ashtu edhe nga jashtë.
Për Arbër Zenelin interes kanë shfaqur skuadrat si Lacio, Torino dhe Xhenoa, skuadra këto të gatshme për të hyrë në bisedime me drejtuesit e Herenvenit.
22-vjeçari Zeneli pjesë e Herenvenit është që nga viti 2016-të. Ai për skuadrën holandeze ka zhvilluar plotë 55 ndeshje, duke realizuar edhe 11 gola, 7 prej të cilëve edicionin e fundit, kur 6 gola realizoi në 32 ndeshje kampionale dhe një gol pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Kupës.