Talenti shkupjan, Alban Shabani, është futbolllisti më i ri i Voska Sport. Bëhet fjalë për një futbollistë 19-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kroate të HNK Gorica. Shabani luan si mesfushor ofenziv, ndërsa bien në sy lëvizjet e tij të shpejta dhe nuhatja për gol, që realisht janë arma më e fortë e tij.
Ndryshe Shabani ka kaluar thuajse të gjitha grupmoshat te Rabotniçki, ndërsa si një talent i spikatur ai që në moshën e tij 10-vjeçare ishte pjesë e kampeve të dy skuadrave të mëdha angleze, Mançester Siti dhe Arsenal, që më pas të kaloj një periudhë të bukur edhe te skuadra turke e Antalyaspor, ndërsa i njëjti kishte provuar veten edhe me të rinjët e Strazburg dhe skuadrës së njohur spanjolle të Seviljës.
Me Alban Shabanin drejtuesit e Voska Sport kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare. Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme kjo skuadër prezantoi edhe një tjetër shkupjan, sulmuesin Bujar Hajdari. (infOSport.mk)