Përveç Radeskit, nesër Struga Trim Lum mungesë do të ketë edhe trajnerin Duro

Struga Trim Lum në prag të ndeshjes së parë kundër Breidablik nga Islanda, e vlefshme për fazën “play-off” në Ligën e Konferencës, po has në probleme, pasi përveç mungesës së sulmuesit Marjan Radeski, do të ketë mungesë edhe trajnerin Shpëtim Duro.

Një gjë të tillë bëri të ditur vetë strategu i struganëve në Konferencën për shtyp, në të cilën foli edhe për pritshmëritë dhe shanset e Struga Trim Lum për tu kualifikuar për më tej.

“Sigurisht tani morra vesh se kam dënim prej një ndeshje nga UEFA, por patjetër që duhet ta pranojë, është dënim i merituar, sepse pas ndeshjes kam dalë jashtë natyrës sime, ngarkesa e madhe dhe provokimet e stolit të Lusemburgut, bënë që të dalë jastë konttollit. Dënim është plotësisht i merituar, patjetër më vjen keq që nuk do ta drejtojë nga afër skuadrën, por me ndihmën e stafit tim, me të cilët tashmë një kohë punojmë bashkë them se çdo gjë do të shkojë mirë” – u shpreh trajneri Duro, i cili ndeshjen e nesërme në Ohër do ta ndjek nga tribunat, njëjtë sikurse dhe Marjan Radeski, që në ndeshjen e fundit kundër Sëift Hesperange ishte ndëshkuar me kartonë të kuq, vetëm pas 15 minutave lojë. (infOSport.mk)

Leave a Reply