Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, xhiro kjo që rezultoi të jetë e mbarë për skuadrat shqiptare, Besën e Dobdërdollit, Bashkimin dhe Arsimin, shkruan “infOSport.mk”.
Besa e Dobërdollit para tifozëve të vetë mundi Bellasicën me shifrat 2:0, me nga një gol në secilën pjesë. Fitore të madhe regjistroi edhe Bashkimi që para tifozërisë së flaktë “zigjelbër”, mundi Pobedën e Prilepit me rezultatin 2:1, ndërkohë Arsimi regjistroi fitore më të thellë, duke mundur me shifrat 4:0 Sasën nga Kamenica.
Me po të njëjtin rezultat, Pelisteri në derbin lokal mundi Novacin, Teteksi përmbysi avantazhin e Osogovës, duke regjistruar në fund fitore 2:1, ndërsa me të njëjtin rezultat Kozhuvi në transfertë mundi Vardar Negotinën.
Nesër në program është takimi midis Skopjes dhe Detonit nga Radovishi, ndërsa ndeshja mes skuadrave nga liqeni, Ohrid Lihnidos dhe Karaorman është shtyrë për më andej. (infOSport.mk)
LDFMV – Java 2 |
||||||||||||||||||||||||
|