Jasir Asani është padiksutim një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, por edhe të ekipit Gwangju FC në Korenë e Jugut.
Sulmuesi shkupjan ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në ndeshjen ndaj skuadrës së Incheon, duke ndihmuar skuadrën e tij që të nxjerrë në barazim në fund të takimit.
Ish-futbollisti i FC Shkupit ka shënuar një gol “alla” Messi nga goditja e dënimit, edhe atë nga një distancë e largët, duke bërë që topi të përfundonte në fundin e rrjetës. Portieri kundërshtar e kishte të pamundur të prisjtë këtë gjuajte, duke bërë që skuadra e Gwangju FC të ngushtojë rezultatin në 2:1 në minutën e 79-të.
Golin e barazimit skuadra e Gwangju FC e gjeti vetëm në minutën e tretë shtesë të kohës së rregullt, kur sulmuesi Kun-Hee Lee shënoi për 2:2.
Goli kundër Incheon për Jasir Asanin ishte i 6-ti me fanellën e skuadrës nga Koreja e Jugut, teksa ka dhuruar edhe 2 asiste.
Me këtë gol, shkupjani Asani sikur deshi të paralajmërojë seleksionuesin e Shqipërisë, Silvinjo se është gati me dhënë më të mirën në ndeshjen e shtatorit për fanellën “kuqezi”, pavarësisht se në ndeshjen e fundit kundër Incheon në lojë ishte inkuadruar nga minuta e 58-të. (infOSport.mk)