Natë e paharuar e skuadrave shqiptare sonte në Ligën e Konferencës

Mbrëmja e sotme ka rezultuar shumë pozitive për skuadrat shqiptare, pjesëmarrëse në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, që siguroi i pari ndeshjet e fazës “play-off”, pasi edhe në ndeshjen e dytë mundi kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, këtë herë me shifratr 3:1. Falë fitores edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë, Ballkani me shumë meritë u kualifikua për më tej me rezultatin e përgjithshëm 5:1.

Fitore edhe në ndeshjen e dytë, regjistroi edhe Partizani i Tiranës, që pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Letoni, sonte në “Elbasan Arena” shënoi fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës së Valmiera.

Për dallim nga Ballkani dhe Partizani, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, pësoi disfatë 2:1 në ndeshjen e dytë kundër skuadrës kampione të Luksemburgut, Sëift Hesperange, mirëpo falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Shkup, skuadra e Shpëtim Duros siguroi një vend për në ndeshjet e fazës “play-off”. Te disfata e sotme e Struga Trim Lum, ndikoi edhe kartoni i kuq i Marjan Radeskit në minutën e 15-të, të takimit. Pra plotë 75 minuta me një lojtar më pak në fushë, e mbi të gjitha me një gol të pranuar vetëm në minutën e 94-të, edhe disfata 2:1 e Struga Trim Lum mund të kosniderohet si fitore e madhe. (infOSport.mk)

Leave a Reply