Struga Trim Lum tenton historinë më të re, kualifikimi në “Play-Off” është 90 minuta larg

Struga Trim Lum ditën e sotme do të luajë sfidën e kthimit ndaj Sëift Hesperange në “Stade de Luxembourg. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00 dhe është e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 3: 1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, kampionët e vendit do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar edhe kualifikimin në “Play-Off”.

Një takim shumë i rëndësishëm për të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro, të cilët pavarësisht mungesës së Hogan Ukpa dhe disa shqetësime tjera të vogla do të duhet të sigurojnë kualifikimin për në fazën “Play-Off”.

Pikërisht sot të kuqtë janë 90-minuta larg historisë më të re dhe në Strugë por edhe më gjërë ku ka shqiptarë, të gjithë presin të festojnë një tjetër sukses të Struga Trim Lum në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk)

Leave a Reply