Shpëtim Duro flet në prag të ndeshjes me Hesperange: Janë edhe 90 minuta tjera, do luajmë siç kemi bërë deri më tani në Europë

Struga Trim Lum të enjten në Luksemburg do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Sëift Hesperange në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Fitorja me rezultatin 3:1 nga ndeshja e parë në Shkup, e bënë ekipin strugan të jetë favoritë në këtë ndeshje, megjithatë trajneri Shpëtim Duro, thotë se në lojë janë edhe 90 minuta të tjera, ashtu që duhet harrur gjithçka nga ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqendrën tonë.

Ai pret që kundërshtari të luaj një lojë agresive, për të cilën thotë se skuadra është e përgatitur.

“Në këtë ndeshje futemi pas një rezultati pozitiv nga ndeshja e parë, por janë edhe 90 minuta të tjera për tu luajtur. Kam biseduar me skuadrën që duhet ta fshijmë nga kujtesa lojën e parë, duhet të përqëndrohemi te kjo ndeshje për të bërë maksimumin dhe për të kaluar në turin tjetër. Shpresojmë që skuadra të bëjë një paraqitje tjetër të mirë në vazhdën e gjitha ndeshjeve që ka zhvilluar në Europë, si në ndeshjet brenda, por edhe dy ndeshjet që i kemi zhvilluar jashtë fushës tonë, si me Zhalgirisin dhe Buduçnostin, skuadra jonë ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira. Shpresojmë të vazhdojmë këtë seri të ndeshjeve të mira.” – shprehet Shpëtim Duro, i cili gjeti hapësirë për të komentuar edhe ndeshjen e parë: “Unë e kam komentuar ndeshjen e parë, pjesa e parë ka qenë jashtëzakonisht e mirë, kemi dominuar, kemi shënuar, por goli i shpejtë në sekondat e para të pjesës së dytë, krijoi një tension te skuadra dhe i dha moral kundërshtarit, por pastaj gradualisht pas 15 minutave të para, përsëri ekuilibroi situatat e lojës, arritëm të shënojmë edhe golin e tretë dhe çdo gjë shkoi në mënyrë pozitive.” – deklaroi Duro.

Ai pret që nesër skuadra kundërshtare e Hesperange të luaj një futboll agresiv, mirëpo thotë se skuadra e trij do ti kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë, ashtu siç i ka zhvilluar deri më tani të gjitha ndeshjet Struga Trim Lum këtë edicion në garat europiane.

“Patjetër që nesër kundërshtari nuk ka cfarë të humbasi, do jetë agresiv, por edhe skuadra jonë do ti përgjigjet me një lojë, me një karakter, me një personalitet, ashtu siç kemi zhvilluar edhe ndeshjet e kaluara” – u shpreh Duro, i cili nesër do të udhëheq për herë të 6-të në garat europiane skuadrën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër deri më tani ka regjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë me gol-averazh 9:6. (infOSport.mk)

Leave a Reply