ZYRTARE, Rashica prezantohet me fanellën e Beshiktashit

Milot Rashica ka kompletuar transferimin e tij te Beshiktashi, duke u prezantuar nga klubi i madh turk. Ai sot ishte në praninë e nënkryetarit të klubit, Emre Kocadag, duke bërë edhe fotot zyrtare, pasi me sukses kaloi edhe testet mjekësore.

Ky transferim nga rradhët e skuadrës angleze të Noruiç, klubit të famshëm turk i ka kushtuar 5 milionë euro, para këto që Beshiktashi do ti paguaj në katër këste.

Paga vjetore e Rashicës te Beshiktashi do të jetë 2 milionë euro, ndërsa i njëjti te kjo skuadër do ta bartë numrin 11-të.

Rashica sezonin e shkuar kishte luajtur te rivalët e përjetshëm të Beshiktashit, te skuadra e Galatsarajit, me të cilën skuadër edhe fitoi titullin e kampionit.

Kujtojmë, Beshiktashi që dëshiron të rikthejë titullin kampion, këtë sezon ka nënshkruar edhe me yje të tjerë si Ante Rebiç dhe Aleks Okslejd Çambërlejn.

 

Leave a Reply