Legjenda portugeze, Anderson Luis de Souza, apo i njohur si Deco, është emëruar drejtor i ri sportiv i Barcelonës.
Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti katalunas përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Ish anëtari i kombëtares së Portugalisë, i cili mbante veshur fanellën e Barcelonës për 4 vite të plota si futbollist (2004-2008), rolin e drejtorit sportive te “katalunasit” do ta ushtrojë tre sezonet e ardhshme.
Deko në rolin e ri te skuadra e Barcelonës u prezantua nga presidenti i klubit, Joan Laporta.
Deco do të punojë me drejtorin aktual, Mateu Alemany deri në fund të afatit kalimtar, e pastaj ky i fundit do të lirohet nga detyra e tij dhe portugezi do ta vazhdojë punën i vetëm, në tentim për ta ndërtuar një ekip solid dhe kompakt për sezonet e ardhshme, edhe pse i njëjti mund të ndërhyjë që tani me ndonjë lëvizje surprizë.