Pas fitoreve impresive kundër mundësave nga Ukraina, Turqia dhe Japonia (super fuqi në mundje), shkupjani Besir Alili, nuk i’a doli edhe në luftën gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Aman të Jordanisë, aty ku përballë pati mundës nga India.
Alili në kategorinë deri më 61 kg, në gjysmëfinale u mund nga Kumar Mohit nga India, edhe atë me rezultatin 8-6.
LEXO GJITHASHTU: Botërori U20: Besir Alili kualifikohet në gjysmëfinale
Edhe përkundër kësaj disfate, Alili na bëri të gjithëve krenar, kjo pasi arriti deri në gjysmëfinale, që automatikisht i mundëson atij të luftoj për medaljen e bronzit.
Kampioni i Europës për kadet, luftën e tij në kategorinë deri në 61kg në kuadër të Botërorit në Jordani do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme. (infOSport.mk)