Portieri shkupjan Bekim Rexhepi, është i dëshiruari i trajnerit të ri të Dinamo Tiranës, Luixhi Di Biaxho. Mediat në Shqipëri, shkruajnë se trajneri italian i Dinamos, kërkon më shumë garanci për kuadratin e portës, duke ju bërë me dije drejtuesve se dëshiron edhe një portier tjetër me cilësi të larta dhe që ka eksperiencë në futbollin shqiptarë.
Duke pasur parasysh se gardiani italian, Krosta ka dalë jashtë planeve, e Sali mund të kalojë si portier i dytë, në postin e titullarit te Dinamo pritet të vijë shkupjani, Bekim Rexhepi, i cili edicionin e kaluar mbronte ngjyrat e Partizanit të Tiranës, me të cilën skuadër u shpall edhe kampion.
Para se të transferohej te Partizani, Rexhepi kishte mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, ndërsa në futbollin tonë elitarë kishte mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa një periudhe kishte qenë edhe pjesë e Teteksit.
Dinamo mund të jetë skuadra e tij e 5-të në karrierë për 26-vjeçarin, i cili thuhet se ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Dinamos dhe se pritet vetëm hedhja e firmës.