Besa dhe Bashkimi e nisin mbarë sezonin e ri në Ligën e Dytë, rrëshqet Arsimi

Janë mbyllur takimet e xhiros së parë në Ligën e Dytë, në të cilën spikat fitorja 4:0 e Besës së Dobërdollit në Koçani përballë Osogovës, por edhe fitorja shumë e madhe e Bashkimit përballë Ohrid Lihnidos në Kumanovë, shkruan “infOSport.mk”.

Besa e Dobërdollit shënoi nga dy gola në secilën pjesë, edhe atë duke iu falënderuar futbollistëve të rinj, si Zani Nazifi, Fiton Ademi dhe Memetriza Hamza,  i cili realizoi dy gola në ndeshjen kundër Osogovës, derisa golin e vetëm dhe të fitores 1:0 për Bashkimin, e realizoi Elmedin Qaili në minutën e 87-të.

Për dallim nga Besa dhe Bashkimi, skuadra e KF Arsimit nga Çegrani u mposht në Manastir nga Novaci me rezultatin 2:0.

Me po të njëjtin rezultat, Pelisteri në Strumicë mundi Bellasicën, Kozhuvi ishte superior ndaj Karaormanit, duke shënuar fitore 3:0, ndërkohë ndeshja në Radovish ndërmjet Detonit Plaçkovica dhe Verdar Negotino, përfundoi me fitoren minimale të vendasve.

Pobeda ishte superiore ndaj Teteksit, të cilën skuadër për në Tetovë e përcolli me 5 gola, ndërkohë ndeshja në Kamenicën e largët midis Sasa-s dhe Skopjes u mbyll me barazimin 1:1. Njëherit ishte kjo ndeshja e vetme që u mbyll me barazim, pasi në 7 ndeshjet tjera, u regjistruan 5 fitore për vendasit dhe 2 për mysafirët. (infOSport.mk)

LDFMV – Java 1

Bashkimi 1:0 Ohrid Lihnidos
Osogovo 0:4 Besa Dobërdoll
Novaci 2:0 KF Arsimi
Bellasica 0:2 Pelisteri
Pobeda 5:1 Teteksi
Sasa 1:1 Skopje
Kozhuvi 3:0 Karaormani
Detonit 1:0 Vardar Neg.

 

Leave a Reply