Skuadra e FC Shkupit pas largimit të Renaldo Cephas, po sheh mundësinë për të gjetur zëvendësimin adekuat të xhamajkanit. Edhe pse veçmë kanë arritur marrëveshje me brazilianin Niltinjo dhe boshnjakun, Almir Hoxhiç, ata nuk ndalen këtu, teksa së fundmi në skuadër kanë sjellë edhe sulmuesin e talentuar shqiptarë, Luan Abazi.
Ky i fundit te skuadra nga Çairi vjen nga rradhët e skuadrës zvicerane të FC Will 1900, që aktualisht mban pozitën e parë në “Challenhe League” pas 3 xhirove të para.
Konkurrenca e madhe te kjo skuadër, që shihet si një ndër pretenentet për inkuadrim në Superligën e Zvicrës, kanë bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të huazojnë atë te FC Shkupi për një vit të plotë.
LEXO GJITHASHTU: Luan Abazi vazhdon kontratën me Will 1900
Siç mëson “infOSport.mk”, në marrëveshjen mes dy skuadrave, qëndron edhe mundësia e blerjes së kartonit të 21-vjeçarit nga ana e skuadrës shkupjane, që te Abazi sheh një futbollistë për të ardhmen.
Kujtojmë, Abazi është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me moshat U18, U19 dhe U20, pavarësisht se kishte filluar me grupmoshat e Zvicrës deri në 17 vjet.
Abazi me fanellën e FC Shkupit pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme. (infOSport.mk)