Kampionët e Struga Trim Lum sezonin e ri e nisin si vendas kundër Gostivarit

Sezonin e ri, në të cilin për herë të parë skuadra e Struga Trim Lum do të futet si kampion, do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Gostivarit. Këta të fundit pas plotë një dekade u rikthyen në elitën e futbollit vendor, edhe atë fuqishëm, pasi bënë një merkato shumë të mirë, duke sjellë futbollistë cilësor si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë.

Megjithatë Struga Trim Lum mban epitetin e kampionit dhe mbi të gjitha po ruan ende nderin e skuadrave përfaqësuese të vendit në arenën europiane, ashtu që edhe Gostivari nuk pritet ta ketë të lehtë sot në stadiumin e qytetit të Strugës.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Gostivarit starton në ora 17:00.

Duke pasur parasysh se është kjo ndeshja e parë e sezonit të ri, drejtuesit e klubit kanë menduar që të nderojnë gjithë struganët, por edhe mërgimtarët e kësaj ane, për të qenë edhe ata prezent të stadium dhe të njihen për së afërmi me kampionët e tyre, duke lënë dyert e stadiumit të hapura. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply