Shkëndija tregon dhëmbët, “manita” ndaj KF Arsimit

Shkëndija pasditën e sotme zhvilloi gjeneralen ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, KF Arsimi nga Çegrani, ndeshje kjo që u mbyll me fitoren 5:0 të ‘kuqezinjëve’, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë solli vetëm një gol, kur Elezi shënoi në minutën e katërt pas një rëmuje në zonën e Arsimit.

Në start të pjesës së dytë Zahov e Maksimov zunë vendet e Taleskit dhe Shalës, derisa pikërisht Maksimov do të shfaqej me dy super gola. I vendosur të luajë si sulmues krahu, Metodi Maksimov solli dy predha, një me të djathtën dhe një me të majtën që mundën portierin Islami dhe çuan shifrat në 3:0.

Endrit Krasniqi solli gjithashtu një super goditje që nuk i la zgjidhje portierit Islami për 4:0, derisa ai që hapi serinë e golave, (Dashmir Elezi) edhe e mbylli atë, kur me realizimin e dytë personal vulosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkëndija 5, KF Arsimi 0.

Leave a Reply