Skuadra e njohur angleze e Çelzit është ndëshkuar me një gjobë prej 8.6 milionë sterlina për shkak të disa shkeljeve që janë bërë.
Këto shkelje rezultojnë që në kohën kur Roman Abramoviç ishte president i “bluve” të Londrës, me informacion të mangët financiar në deklarimin e shpenzimeve.
Transaksionet e pa deklaruara datojnë mes viteve 2012-2019.
Kujtojmë se ditën e djeshme, UEFA dënoi edhe Juventusin, me gjobë dhe përjashtim nga kupat e Europës.