Arrihet marrëveshja! PSZH dhe Nejmar shtrijnë dorën njëri tjetrit

Ylli brazilian i Barcelonës, Nejmar është marrë vesh për kushtet e tij personale me Paris Sen Zhermenin, ka njoftuar ekskluzivisht “L’Equipe”, përcjellë “infOSport.mk”.

Marrëveshja mes tyre do të jetë për 5 vite, me një pagë të pastërt vjetore prej 30 milion euro, plus bonuse.

Sipas të përditshmes franceze, gjithçka është gati për “marrëveshjen e shekullit”.

Tashmë drejtuesit e PSZH-së do të punojnë me intensitet më të lartë për të bindur homologët e tyre të Barcelonës, për të pranuar ofertën e tyre që kap shifrën prej 222 milion euro.
Nëse “katalunasit” do të aktivizonin edhe klauzolën, sipas saj “parisienët” do të duhet të paguajnë edhe 10 milion euro tatime, shkruan spanjollja, “sport.es”.

Sipas ekspertit juridik për drejtësi ligjore, Tieri Granturko, shuma të cilën PSZH-ja do të duhet ta harxhojë për shërbimet e brazilianit Nejmar, mund të arrijë deri në 300 milion euro.

Në ndërkohë Nejmar, i cili nuk ka komentuar aspak zërat për një largim të tij të mundshëm nga “Kamp Nou”, vazhdon të flas vetëm në fushën e blertë dhe të shënojë gola në ndeshjet parasezonale të Barcelonës.

Sipas mediave “katalunase” në xhveshtoret e Barcelonës tashmë janë shumë pesimist rreth qëndrimit të Nejmar, i cili duket i vendosur për tu larguar nga “Kamp Nou”.

Leave a Reply