Ministria e Punëve të Brendshme sonte ka dalë me informacion lidhur me ndodhitë para fillimit të ndeshjes ndërkombëtare këtu në Shkup, në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin ndanë FC Shkupi dhe Levski Sofje nga Bullgaria.
Ishte kjo ndeshja e parë e turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, ndërsa duke pasur parasysh mes dy vendeve tona, sot në kryeqendrën tonë prezent ishin edhe shumë tifoz bullgar, të cilët para fillimit të ndeshjes, në hyrje të stadiumit u konfrontuan me policinë tonë, e ku si rezultat ishin arrestuar 9 tifoz të Levskit.
Ndiqni VIDEON
https://www.vbox7.com/play:38d877b864
Sipas informacioneve, ata janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike para ndeshjes.
“Më datë 27.07.2023, GB, ZZ, VD, GK, BA, VJ, IK, janë ndaluar nga polica të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levski, që luhet sonte në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.