Besmir Bojku: Fitorja e sotme motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm

Mesfushori Besmir Bojku bashkë me Flamur Tairin luajtën në qendër të mesfushës në takimin e sotëm që skuadra e tyre, Struga Trim Lum e zhvilloi kundër Buduçnost në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton ‘”infOSport.mk”.

Që të dy dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për fitoren e parë historike të skuadrës së tyre të qytetit, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes në Konferencën për shtyp foli pikërisht, Bojku.

“Sigurisht që është shumë e rëndësishme fitorja e sotme, pasi bëhet fjalë për ndeshje europiane, mendoj se kjo duhet të na jap motiv shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm, për të kërkuar fitoret e rradhës, dhe pse jo të bëjmë edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme” – u shpreh Besmir Bojku.

Strugani shprehet optimistë edhe për ndeshjen e kthimit në Podgoricë, ku beson se skuadra e tij mund të shënojë edhe më shumë gola.

“Jemi optimistë edhe për atë ndeshje, pasi e pamë edhe sot kundërshtarin, ndaj të cilit sidomos në pjesën e parë kishim mundësi  të shënonim më shumë se një gol, mendoj se atje do të na ndjek edhe fati dhe se do të shënojmë më shumë gola” – tha Bojku, për të cilin ishte kjo ndeshja e 20-të jubilare në garat europiane.

Leave a Reply