Kosova i merr edhe një talentë Shqipërisë

Shqipëria humbet edhe një tjetër futbollist shqiptarë nga Kosova, pasi mesfushori Idriz Voca ka pranuar ftesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’iu bashkangjitur ekipit të parë që drejtohet nga Albert Bunjaki.

Bëhet fjalë për një mesfushorë vetëm 20-vjeçar që luan me Lucernën në Zvicër, ndërsa së fundmi kishte qenë pjesë e një seleksionim që u bë në muajin janar nga ana e trajnerit të Kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi.

Megjithatë si duket do të jetë kjo hera e fundit që Voca do të vesh fanellën e Kombëtares “kuq e zi”, pasi në të ardhmen këtë talent të futbollit do ta shohim me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Ai pret ftesë nga Bunjaku që në ndeshjen e rradhës që përfaqësuesja kosovare do ta zhvillojë me 02 shtator kundër Kroacisë në transfertë.

Leave a Reply