Bunjamin Shabani pas përfundimit të ndeshjes kundër Buduçnost, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore minimale 1:0, thotë se Struga Trim Lum luajti shumë më mirë në pjesën e parë, aty ku edhe është dashur ndoshta të vendos ndeshjen dhe fituesin absolut që në ndeshjen e parë.
Kështu, kjo epërsi minimale nuk është se ju garanton atyre kualifikimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, mirëpo sipas kapitenit Shabani, Struga Trim Lum ka forcë dhe kualitet që një gjë të tillë ta dëshmojë në ndeshjen e kthimit në Podgoricë.
“Në pjesën e parë kishim shumë raste, ku ndoshta duheshe ta vendosim ndeshje me më shumë gola, kurse në pjesën e dytë pak ra ritmi i ndeshjes, ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit, që u vendos ndoshta më mirë.
Edhe ky rezultat nuk është i keq dhe shpresoj që në ndeshjen e kthimit ta vërtetojmë se jemi më të mirë se kundërshtari dhe të vazhdojmë tutje” – u shpreh Bunjamin Shabani.
Për kumanovarin takimi i sotëm kundër Buduçnost ishte vetëm i 7-ti për të në garat europiane. 5ndeshje ka zhvilluar me Struga Trim Lum, ndërsa nga një ndeshje ka zhvilluar edhe me Dritën e Gjilanit dhe FC Shkupin (infOSport.mk)